Një talent anglez ka ndërruar jetë, pasi ishte diagnostikuar me kancer në gjak para disa javësh.
Joe Aspinall ndërroi jetë më 10 qershor në spitalin Huddersfield Royal, me prindërit, motrën dhe vëllain që i qëndruan pranë.
Lojtari 19-vjeçar ishte duke luajtur për Coastal Bend College në Teksas, derisa kishte fituar edhe trofeun e ligës.
Familja e Joes e kishin sjellë atë në Angli, pasi jetonte në Amerikë, derisa gjendja e tij kishte filluar të përkeqësohej kur filloi vetëizolimi nga coronavirusi.
Ai ishte dërguar në kujdes intensiv më 5 qershor, ndërsa kishte ndërruar jetë pesë ditë më vonë.

Babai i tij kishte shkruar një letër emocionuese, duke treguar për gjendjen e tij në momentet e fundit.
“Duke shikuar testet e fundit të tij, doktorët kishin gjetur se kishte kancer në gjak, duke e lënë atë në gjendje të rëndë edhe pse ishte me ne deri në fund të jetës së tij. Joe ishte dërguar në kujdes intensiv më 5 qershor dhe më 10 qershor ai ndërroi jetë, por ishte i qetë dhe luftoi me sëmundjen”, ka shtuar më tej ai. /Telegrafi/
FSK drejt Shqipërisë për gjetjen e të zhdukurit në lumin Mat...
KESCO kërkon rritje prej 21.3% të çmimit të energjisë elektr...
Kërkohet ndihmë për gjetjen e një gruaje në Lipjan
Trevon Allen ndahet me Golden Eagle Yllin
E kryer, Kristjan Asllani kalon në formë huazimi tek Besikta...
Virusi i rrezikshëm rikthehet në Azi, Nipah ndez alarmin glo...