Në mes javë do të zhvillohet xhiroja e 12-të, në Ligën e Parë në basketboll.
Ndeshja e parë që do të zhvillohet, do të jetë ndërmjet “Istogut” dhe “AS Prishtinës”. Istogasit kanë gjashtë fitore dhe katër humbje, kurse prishtinasit shtatë fitore dhe dy humbje, transmeton arbresh.info.
Ndërsa, “Prishtina e Re” do të sfidohet nga “Vushtrria”. Prishtinasit kanë pesë fitore dhe katër humbje, kurse vushtrriasit katër fitore dhe gjashtë humbje.
“Vëllaznimi” që ka dhjetë fitore në dhjetë ndeshje, duke qenë skuadra e vetme pa humbje në Ligën e Parë do të ndeshet me “Borean”, që ka një fitore dhe nëntë humbje.
Takimi i fundit do të zhvillohet ndërmjet “Marigona Hill” Prishtinës dhe “New Basket”. Marigona Hill ka katër fitore dhe gjashtë humbje, derisa New Basket dy fitore dhe tetë humbje.
Ndwrkaq, Drita pushon në këtë xhiro.
Liga e Parë – Java 12
E mërkurë
13:00 Istogu – AS Prishtina
16:00 Prishtina e Re – Vushtrria
20:00 Vëllaznimi – Borea
E premte
18:30 Marigona Hill – New Basket
Drita pushon
https://www.facebook.com/kosovobasketball/photos/a.221831961330061/1380147962165116/?type=3&theater
Gruda thotë se Limaj nuk ka bërë kërkesë për t’u bashkuar me...
Operacion i befasishëm në kufi – Policia e Kosovës kap ar të...
Rritet sërish çmimi i kurbanit në Kosovë
Kapet një kilogram marihuanë në një veturë në Llapushnik, po...
Ndërron jetë gazetari i sportit, Sami Ademi
Goditet rrjeti i trafikut të drogës