Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, ka pritur në një takim zyrtar përfaqësuesit e klubit FC Eagles United nga Londra, kryetarin e klubit Arben Hyseni dhe trajnerin Berat Hyseni. Ky takim kishte për qëllim forcimin e lidhjeve ndërmjet diasporës shqiptare në Mbretërinë e Bashkuar dhe strukturave futbollistike në Kosovë.
Gjatë bisedës, u diskutua për mundësitë e bashkëpunimit të ndërsjellë në fushën e zhvillimit të talenteve të rinj, si dhe ndërlidhjen e talenteve shqiptarë që veprojnë në Angli me përfaqësueset e moshave të Kosovës.
Ademi theksoi rëndësinë e diasporës në zhvillimin e futbollit kosovar dhe vlerësoi përkushtimin e klubit FC Eagles United për promovimin e vlerave kombëtare përmes sportit.
Në fokus të takimit ishte edhe ideja e përfshirjes së disa futbollistëve të rinj nga FC Eagles United në përfaqësueset e moshave të Kosovës. Kryetari Ademi u shpreh i gatshëm të mbështesë çdo iniciativë që synon avancimin e futbollistëve të rinj dhe krijimin e një ure bashkëpunimi të qëndrueshëm mes FFK-së dhe klubeve shqiptare jashtë vendit.
Përfaqësuesit e FC Eagles United u shprehën mirënjohës për mikpritjen dhe gatishmërinë e FFK-së për të hapur dyert për talentet që rriten dhe formohen jashtë kufijve të Kosovës.
Ata nënvizuan se kjo është një mundësi e artë për të rinjtë që të ndihen pjesë e kombëtares së Kosovës dhe të kontribuojnë në sukseset e saj në arenën ndërkombëtare.
Takimi u vlerësua si shumë produktiv dhe shënon një hap të rëndësishëm drejt bashkëpunimeve konkrete në të ardhmen, duke forcuar rrjetin e futbollit shqiptar nëpër botë dhe duke ndërtuar ura të reja komunikimi dhe zhvillimi mes Kosovës dhe diasporës.
Spiropali: Heqja e masave të BE-së ndaj Kosovës është lajm i...
CIA: Regjimi në Iran i dobësuar, por ende funksional! I aftë...
Barcelona – Newcastle, formacionet zyrtare
“Po largohem, mos më kërkoni”/ Zhduket 14 vjeçarja në Durrës...
Specialja ia vazhdon paraburgimin Veselit, përkundër që gjyk...
Lista Serbe inkurajon serbët ta respektojnë Ligjin për të hu...