Dusan Tadic ka akuzuar gjyqtarin italian Gianluca Rocchi për “shkatërrimin” e Ajaxit gjatë barazimit 4 me 4 në Ligë të Kampionëve ndaj Chelseas mbrëmjen e së martës.
Ajaxi ishte duke udhëhequr me rezultat 4 me 1 kur Rocchi përjashtoi nga fusha Daley Bilnd dhe Joel Vetman, transmeton portali arbresh.info.
Chelsea u përgjigj duke shënuar tri gola si dhe duke lënë Tadicin pa asnjë dyshim se kush duhet fajësuar për përmbysjen e skuadrës së tij.
“Ne ishim skuadra më e mirë në fushë dhe jemi të zhgënjyer sepse ne duhej të flasim për Ajaxin dhe lojën e bukur tonë, por ne nuk mundemi sepse një djalosh [Rocchi] vodhi gjithçka nga ne”, ka thënë 30-vjeçari pas ndeshjes.
“Nuk më pëlqen të bëjë justifikoj apo të flas për njerëzit e tjerë në këtë mënyrë. Ne kishim gjithçka nën kontroll. Unë thjeshtë nuk e kuptoj se si dy kartonë mund të ipen në të njëjtën fazë të lojë, thjeshtë nuk e kuptoj”
Rochi është njëri nga gjyqtarët italian me më së shumti eksperiencë pasi ka punuar në Serie A nga viti 2004 para se të bëhet një gjyqtar elitë i UEFA-së gjashtë vite më vonë./arbresh.info/
Prokuroria malazeze jep detaje rreth vrasjes së trefishtë ...
Kosova shpall organizatë terroriste Gardën Revolucionare të ...
Haxhiu ndan detaje nga takimi me Whitaker
Fjalët që Leonardi do t’ia thoshte Liridonës: “Motër, amanet...
OKB në Kosovë mirëpret aktgjykimin në rastin e Liridonës
Pakistani thirrje SHBA dhe Iranit të shqyrtojnë zgjatjen e a...