Pas tri ndeshjeve hapëse të xhiros së 23-të kampionale në Superligën e Kosovës në futboll, edhe renditja tabelore ka pësuar disa ndryshime, ndonëse të vogla.
Drita me fitoren 2:0 kundër Llapit i është afruar në një pikë Ballkanit, i cili të dielën (nesër) luan kundër Prishtinës në udhëtim, shkruan lajmi.net.
Drenica me fitoren 1:0 ndaj Ferizajt është larguar nga pozita e fundit në tabelë, ndërsa ferizajasit janë rikthyer në fund të renditjes tabelore.
Gjilani pas triumfit 0:1 në Klinë te Dukagjini mbetet në vendin e tretë, por me tetë pikë më shumë se Prishtina një pozitë më posht, e cila gjithashtu luan takimin të dielën.

Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...
Kurti dhe Basha nesër marrin pjesë në nisjen e punimeve për ...