Sot janë zhvilluar tri ndeshje të xhiros së pestë të IPKO Superligës së Kosovës në futboll. Gjilani, falë fitores ndaj Ballkanit e mori primatin i vetëm. Kurse, barazimi në Podujevë e zbret Dritën në pozitën e dytë. Kurse, Prishtina falë fitores në Mitrovicë u ngrit në pozitën e tetë përkohësisht.
IPKO Superliga e Kosovës në futboll i solli sot tri ndeshje interesante, në kuadër të xhiros së pestë, shkruan Gazeta Express.
Falë fitores së regjistruar në duel me Ballkanin me rezultat 1:0, Gjilani e mori primatin i vetëm në tabelë me 12 pikë.
Kurse, Drita, me barazimin në Podujevë ndaj Llapit në ndeshjen dramatike dhe me plot emocione me rezultat 2:2, zbriti në pozitën e dytë me 10 pikë.
Llapjanët ndërkohë e ndajnë pozitën e tretë së bashku me Ballkanin me pikë të njëjta.
Therandasit e pësuan humbjen e parë sezonale, por mbeten në pjesën e epërme të tabelës.
Prishtina e shijoi fitoren e parë sezonale në Mitrovicë duke e mposhtur Trepçën ’89 me rezultat 1:0 për t’u ngritur përkohësisht në pozitën e tetë në tabelë.
Nesër do të zhvillohen tri ndeshje të tjera të kësaj jave dhe tabela pritet të ketë përsëri ndryshime.

Me çka po merret Gjesti kohëve të fundit?
Rama pas takimit me homologun grek: Ne duam t’u bashkohemi j...
Hoxha takim me homologun grek: Kapitull i ri në marrëdhëniet...
Dukagjini, finalisti i dytë i Kupës
“Ne kundër botës”, Brikena poston video me Mateo...
Ariu i zi ngec në një pemë për disa orë në New York, dalin p...