Real Madrid është në kërkim të një mesfushori organizator për sezonin e ardhshëm dhe drejtuesit e klubit kanë javë që po monitorojnë disa futbollistë.
Një nga emrat që ka dalë në skenë është Dominik Szoboszlai, pas deklaratave të trajnerit të Hungarisë, Marco Rossi, i cili la të kuptohej se ëndrra e lojtarit ka qenë gjithmonë të luajë për klubin madrilen.
Këto deklarata kanë alarmuar Liverpool, që tashmë ka nisur bisedimet për rinovimin e kontratës së mesfushorit 25-vjeçar, i cili është bërë një nga shtyllat kryesore në skemat e trajnerit Arne Slot.
Sipas mediave angleze, klubi nga Anfield është gati t’i ofrojë një kontratë të re me pagë deri në 250 mijë funte në javë (rreth 287 mijë euro), që do të ishte një rritje e konsiderueshme nga paga aktuale. Megjithatë, lojtari synon të arrijë deri në 300 mijë funte në javë, duke lënë negociatat ende të hapura.
Rossi e bëri të qartë lidhjen emocionale të lojtarit me klubin madrilen.
“Për shkak të marrëdhënies shumë të afërt që kam me Dominikun që nga fëmijëria, mund të them se Real Madridi ka qenë gjithmonë ëndrra e tij. Ai ka pasur vetëm një ëndërr: të luajë për Real Madridin”, deklaroi ai në një intervistë.
Sipas Transfermarkt, Szoboszlai aktualisht ka një vlerë tregu prej rreth 85 milionë euro.
Ai gjithashtu shtoi spekulimet pasi reagoi me duartrokitje në rrjetet sociale ndaj publikimeve të Vinicius Junior dhe Trent Alexander-Arnold pas fitores së thellë 4-1 ndaj Real Sociedad.
Kjo nuk është hera e parë që Szoboszlai lidhet me Real Madridin. Klubi spanjoll e kishte ndjekur atë që në kohën kur luante në Austri, kur në krye të ekipit ishte Zinedine Zidane. Megjithatë, largimi i francezit bëri që interesimi të zbehej përkohësisht. Tani, me nevojën për përforcime në mesfushë, emri i tij është rikthyer në listën e dëshirave, pasi konsiderohet një profil ideal për të luajtur në Santiago Bernabéu.
Dominik Szoboszlai x Vini Jr. & Trent 🤍🤝 pic.twitter.com/hVl1K3dxkB
— Madrid Xtra (@MadridXtra) February 15, 2026
Vetë lojtari ka folur me kujdes për të ardhmen e tij.
“Për të qenë i sinqertë, nuk ka asgjë konkrete për momentin. Nëse vjen oferta e duhur, do ta shohim. Më pëlqen qyteti, më pëlqen klubi dhe tifozët. Do të shohim çfarë sjell e ardhmja”, ka deklaruar ai.
Megjithatë, në futboll thuhet shpesh se mundësia për t’u transferuar te Real Madridi vjen rrallë – dhe nëse madrilenët vendosin të veprojnë, gjithçka mund të ndryshojë shumë shpejt./Arbresh.info
Premier Leauge lejon ndërprerjet gjatë ndeshjeve për lojtarë...
Liverpool gjen zëvendësuesin ideal të Salahut në Premier Lea...
Orteku nxjerr trenin nga shinat në Alpet zvicerane, 5 të pla...
Përmbytje masive në RMV, evakuuohen qindra banorë
Osmani: Kosova dhe Shqipëria bashkë në çdo sfidë dhe sukses
Lyrical Son: Për mua hero nuk ishte Spidermani, por UÇK-ja