Gushtin e kaluar ai u tërhoq nga futbolli pas shtatë sezonesh te Juventusi, më pas erdhi thirrja surprizë nga Barcelona dhe u kthye në tetor.
Wojciech Szczesny nuk pushon kurrë së mahnituri, një protagonist i madh në sezonin e skuadrës blaugrana, që është e pamposhtur kur ai është në fushë, 19 ndeshje radhazi pa humbje.
Portieri polak rinisi një “jetë të re” në Spanjë për të fituar trofe që nuk i kishte ngritur më parë në karrierën e tij. Ai tashmë ka fituar Superkupën dhe Barcelona është ende në garë për “tripletën”.
Szczesny debutoi me fanellën e Barçës nga 4 janari dhe sa herë ai ka zbritur në fushë katalanasit nuk njohin humbje.
Janë zhvilluar 19 ndeshje nga 19 që ai ka luajtur këtë sezon, bilanci shënon 17 fitore (dhe dy barazime) me 10 ndeshje pa pësuar gol./rtk
Elijona, banorja e preferuar
LudoLee banori më i ri i Big Brother VIP Kosova
Turistët në Shqipëri sollën 4.4 miliardë euro, shqiptarët sh...
Haxhiu fton qytetarët të marrin pjesë në tubimin e LVV-së ne...
Barcelona raportohet në La Liga nga një klub tjetër për tran...
Konjufca: Lotët e nanës Rukë janë lot të dhimbjes por edhe k...