Derbi shqiptar mes Tiranës dhe Partizanit, i cili u mbyll pa fitues mbrëmë, e ka zgjuar interesimin e shumë tifozëve nga të gjitha trojet shqiptare, por edhe më gjerë.
E kurioz për ta parë këtë lojë ishte edhe selektori i ri i Kombëtares shqiptare, Sylvinho.
Braziliani, i shoqëruar nga ndihmësit e tij, ishte prezent në stadiumin “Air Albania” për ta pa ndjekur nga afër derbin shqiptar dhe për t’i vëzhguar lojtarët që potencialisht kanë mundësi t’i bashkohen ekipit të tij në të ardhmen.
“Së bashku me Dorivën e Zabaletën ndoqa sot derbin e kampionatit shqiptar mes Tiranës e Partizanit, që u mbyll në barazim 1-1. Rivalitet shumë i lartë në një ndeshje të luftuar mes dy skuadrave që ndodhen në dy vendet e para të renditjes. Një moment i rëndësishëm vëzhgimi në punën tonë të përditshme. Forca Shqipëria”, ka shkruar Sylvinho në llogarinë e tij në rrjetin social, Instagram.
Ish-futbollisti i njohur brazilian synon të ketë sukses me Kuqezinjtë në kualifikimet për Euro 2024. /GE/
Mbledhja e jashtëzakonshme e KPK-së, e mbyllur për media
Përleshje midis deputetëve të Erdoganit dhe anëtarëve të opo...
Çmimi i arit arrin vlerë rekorde
Kurti: Forcim i kapaciteteve të Mbrojtjes Ajrore të Policisë...
Durmishi takon Myftiun e Kosovës, falënderon për kontributin...
Naim Berisha zgjidhet drejtor i Institutit Albanologjik