Më datë 12 tetor, Shqipëria luan një finale të vërtetë në Air Albania aty ku pret Çekinë.
Një fitore do t’i afronte edhe më shumë kuqezinjtë me Europianin e vitit 2024 që zhvillohet në Gjermani.
Trajneri Sylvinho pritet që gjatë ditës së premte të zyrtarizojë listën me lojtarët e grumbulluar për këtë ndeshje ndërsa nuk mungojnë risitë.
Një i tillë konsiderohet padyshim grumbullimi i sulmuesit që aktivizohet në Serie A me Frosinonen, Marvin Çuni.
22-vjeçari që kaloi këtë verë në elitën italiane nga skuadra e dytë e Bayern Munich, ka fituar minuta dhe është aktivizuar në gjashtë nga shtatë ndeshjet e zhvilluara deri më tani në Serie A, dy prej të cilave i ka nisur si titullar (ato ndaj Napolit dhe Romës).
Çuni bëhet për herë të parë pjesë e ngjyrave kuqezi ndërsa do të jetë një alternativë më shumë për trajnerin Sylvinho në repartin ofensiv.
Ndërkohë, pritet që në këtë grumbullim të rikthehet edhe Armando Broja i cili ka lënë pas dëmtimin dhe në ndeshjen e fundit me Chelsean gjeti edhe rrugën e rrjetës.
Vlen të theksohet se për Brojën do të jetë grumbullimi i parë nën urdhrat e Sylvinhos./ss
Haradinaj për Ushtrinë: Sikur të mos ishte krijuar, Kosova s...
Qëndrimi i palëkundur i Marc-Andre ter Stegen
Familja e heroit në Sydney: Na bëri krenarë!
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtar...
Rritje e rasteve të gripit sezonal, mjekët bëjnë thirrje për...
Veliaj shkruan nga burgu, ka një kërkesë për këshillin bashk...