Trajneri i Kombëtares së Shqipërisë, Sylvio Mendes Campos Junior ka zhvilluar takime pune këtë fundjavë me dy lojtarët e Kombëtares, Ivan Balliu dhe Keidi Bare.
Tekniku ka udhëtuar drejt Spanjës së bashku me ndihmësin e tij, Pablo Zabaleta, ku fillimisht janë ndalur në Madrid për të ndjekur ndeshjen Rayo Vallecano-Mallorca, që mbaroi me rezultatin 2-2 dhe ku mbrojtësi shqiptar Balliu luajti për 90 minuta.
Pas ndeshjes, Sylvinho dhe Zabaleta janë takuar me futbollistin shqiptar dhe kanë diskutuar për formën e tij dhe për ndeshjet e ardhshme të Kombëtares në muajin tetor ndaj Republikës Çeke dhe Bullgarisë.
Më pas, dy teknikët janë ndaluar edhe në Barcelonë, ku janë takuar me mesfushorin Keidi Bare, i cili aktivizohet me ekipin katalanas të Espanyol dhe kanë diskutuar gjithashtu me të për impenjimet e ardhshme të Kombëtares në kualifikueset e Euro 2024.
Trajneri kuqezi ka zhvilluar një tur takimesh gjatë javëve të fundit me lojtarët e Kombëtares në kuadër të përgatitjeve për grumbullimin e radhës që do të nisë më 8 tetor 2023. /Telegrafi/
Haradinaj në Rahovec, prezanton planin katërvjeçar për të ar...
Abdixhiku: Pas 12 vitesh LDK u rikthye si partia e Kryeqytet...
Hamza mbrëmë në Ferizaj: Entuziazëm i jashtëzakonshëm, vendo...
Shpërthim në një xhami të Sirisë, vdesin tre persona
Zelensky thotë se do të takohet me Trumpin për të diskutuar ...
Për zgjedhjet e së dielës, angazhohen rreth 100 prokurorë të...