Sylvinho ka folur në konferencë për media pas barazimit ndaj Kroacisë.
Ai përmendi një premtim për popullin shqiptar, shkruan Arbresh.info.
“Kam biseduar me FSHF-në: ne duam të kënaqemi në evenimente të tilla. Dua t’i premtoj popullit shqiptar që do të luftojmë në çdo moment të lojës, për çdo top dhe çdo pikë. Sot meritonim fitoren. Jam krenar me lojtarët. Jam krenar edhe për faktin që populli shqiptar ka festuar sot”, tha braziliani.
Ndërkohë tutje është pyetur edhe rreth ndeshjen me Kroacinë.
“Është shumë e vështirë kur analizon ndeshjen dhe sheh vetëm rezultatin. Nëse Gjasula nuk do të shënonte, ne do të ishim shumë të trishtuar. Ndërkohë që Kroacia do të cilësohej e mrekullueshme për dy golat për dy golat. Kroacia nuk luajti keq ndaj Spanjës, por spanjollët shënuan gola brenda pak minutave. Duhet parë në tërësi performanca e një skuadre. Tentuam të mbroheshim mirë. Kemi bërë lojë të mirë kundër një skuadre të vështirë dhe lojtarëve të jashtëzakonshëm. Kroacia ka tërë respektin tim”, u shpreh Sylvinho.
Ndeshja e radhës është të hënën me fillim nga ora 21:00 ndaj Spanjës./Arbresh.info/
Shtetet e Gjirit raportojnë sulme të reja me raketa dhe dron...
Rinisin punimet në rrugën “Qamil Hoxha” në Prish...
Brikena e pranon për herë të parë: Kam pëlqim për Mateon
Hajnat depërtojnë me forcë brenda një shtëpie në Gjakovë, vj...
Theret me thikë një person në Prishtinë
Rrahje mes pesë personave në Vushtrri, dy prej tyre bëhen pë...