Sulmuesi spanjoll i AC Milanit, Suso ka hedhur poshtë largimin nga klubi pavarësisht raporteve që e lidhin atë me transferimin këtë muaj te Liverpooli.
24-vjeçari ka shkëlqyer këtë sezon për “Rossonerët” duke shënuar shtatë gola që nga debutimi i tij ndërkombëtar për Spanjën në muajin nëntor të vitit të kaluar, transmeton portali arbresh.info.
Raportet sugjerojnë që Liverpooli, nga ku ai u largua në vitin 2015, synon të rinënshkruaj me ata si zëvendësues i Philippe Coutinhos, i cili iu bashkua Barcelonës.
“Së fundmi kam rinovuar kontratën”, ka shkruar Suso në llogarinë e tij në Instagram.
“Unë mendoj për fushë dhe agjenti im mendon për merkaton e transferimeve. Kam lexuar të gjitha: thashethemet, dëshirat, negociatat e supozuara dhe pasaktësi të tjera. Më lejoni të përpiqem për të sqaruar gjërat”
“E para: Nuk më intereson rreth klauzolës së blerjes, ne fushë numërohet gjithçka dhe në këta pesë muaj ne duhet të jemi protagonistë”
“E dyta: Një klubi historik dhe i veçantë si Milani meriton respekt, ata janë të fokusuar në mua dhe kanë investuar shumë”
“E treta: Në çfarëdo rasti, dëshira ime do të numërohet dhe vetëm dëshira ime. Për tani unë dua vetëm të qëndrojë këtu, gjithçka tjetër është vetëm fjalë”
“Forza Milan, Suso”
Mot i ftohtë dhe i paqëndrueshëm nesër
Gjendet i vdekur 25-vjeçari shqiptar afër veturës së tij, ni...
Ukraina sulmon një fabrikë ruse raketash
Osasuna e befason Real Madrid
Tarifat e Trump, Merz: Do të shkoj në Washington me një qënd...
FSK-ja krah NATO-s, në stërvitjen “Dynamic Front”