Supertalenti brazilian, Vinicius Junior, është duke vazhduar me paraqitjet e mira në fanellën e Flamengos.
Mesfushori sulmues është bërë sensacion në tri vitet e fundit dhe tashmë konsiderohet si e ardhmja e kombëtares braziliane.
Talenti i tij mahniti të gjithë klubet e Evropës, por është vetëm një klub që arrin t’i rrëmbej zemrat talentëve brazilian, ky klub është Real Madrid, i cili sezonin e kaluar ka paguar 46 milionë euro për shërbimet e tij.
Megjitahtë, Junior ka mbetur te skuadra e Flamengos në formë huazimi, për të vazhduar rritjen e tij si futbollist profesionist.
Ai në ndeshjen e fundit me Flamengo ka shkëlqyer, duke e turpëruar kundërshtarin e tij me një lëvizje ‘magjike’ të tij. Këtë fat të keq e përjetoi futbollisti, Kadu Fernandes.
Kjo video sigurisht se do t’iu pëlqejë drejtuesve të Real Madridit dhe gjithë tifozëve të klubit madrilen. /arbresh.info/
https://www.youtube.com/watch?v=pHb6XahI2X0
Kurti përkujton të rënët e 19 prillit 1999 në Lipjan dhe zhd...
Dion Gallapeni asiston në fitoren e Wisla Plock
Çështja e Presidentit: Kurti dhe Abdixhiku takohen sërish
Nafta godet rëndë bizneset në Kosovë
“Nuk ishte diçka e bukur”, Trump akuzon Iranin për shkelje t...
Haradinaj kujton heroin Sali Çekaj dhe dëshmorët e brigadave