Gjilani e ka humbur udhëheqësin në Ipko Superligë pasi u mund 2:0 nga Trepça ’89, duke ia mundësuar Ballkanit ta rimarrë kreun pas fitores kundër Dukagjinit 3:0 të dielën. Ndërkohë, në ndeshjen tjetër të xhiros së 12 të zhvilluar sot, Drita e ka mposhtur Ferizajn 2:0.
Blend Baftiu, Arbër Hoxha dhe Jetmir Topalli shënuan tri golat e fitores për skuadrën nga Suhareka, të gjitha në pjesën e parë, duke i ndihmuar të rikthehet në vendin e parë në renditjen e ligës elitare kosovare.
Skuadra e Ismet Munishit tani grumbullon 26 pikë, dy më shumë se dy përcjellësit e parë, klubet nga Gjilani: Drita dhe Gjilani.
Gjilani pësoi disfatë nga Trepça ‘89 në stadiumin Rexhep Rexhepi në Drenas. Golat për mitrovicasit i shënuan Arb Manaj dhe Engjëll Hoti.
Ndërkohë, Drita iu kthye fitoreve pas humbjes ndaj Prishtinës në mesjavë, duke e mundur Ferizajn në udhëtim. Bujar Shabani dhe Betim Haxhimusa shënuan golat e fitores për kaltërebardhët në pjesën e dytë.
Kjo fitore i ndihmon Dritës t’i afrohet kreut në vetëm një pikë, dhe e barazon me pikë me rivalin e qytetit, Gjilanin, / Express
Renditja në IPKO Superligë:

Londrimi këshillon Labin për lojë: Mos i beso askujt këtu
Zhegrova është 100 përqind i gatshëm, pritet të ketë më shum...
Polonia i jep fund prodhimit të veshjeve prej gëzofi
“Shqipëria është në një nivel tjetër”, Rama për buxhetin 202...
Besim Hasani garon për deputet në listën e PDK-së
Nesër fillon “Java Kundër Korrupsionit 2025”