Prince Caffe Superliga e Kosovës në Basketboll, vjen sot në aksion me dy ndeshje tepër interesante të vlefshme për javën e 19-të.
Vëmendja do të jetë në qytetin e Pejës, ku do të zhvillohet derbi i javës mes KB Pejës dhe KB Trepçës, shkruan IndeksOnline.
Shqiponjat kanë 13 fitore dhe pesë humbje deri më tani, ndërsa mitrovicasit numërojnë nëntë fitore dhe nëntë humbje.
Kjo ndeshje do të zhvillohet nga ora 17:00.
Ndeshja e dytë e ditës së sotme zhvillohet mes kampionit në fuqi, Golden Eagle Yllit dhe KB Vëllaznimit.
Skuadra suharekase ka 14 fitore e katër humbje këtë sezon, ndërsa kuqezinjët nga Gjakova kanë shtatë fitore e 11 humbje.
Kjo ndeshje do të nis nga ora 19:00.
Pacolli shpreh ngushëllime për ndarjen nga jeta të nxënësit ...
E rëndë në Itali, rrëzohet një avion, një i vdekur dhe një i...
Skandaloze, nxënësit e klasës së pestë të shkollës “Ismail Q...
Parashikimi i motit për nesër: Me vranësira dhe intervale me...
“Erdhi pa shenja jete”, QKUK jep detaje rreth vdekjes së nxë...
Balla ngushëllon familjarët e viktimave të aksidentit në Rum...