Superliga e Kosovës në basketboll, vazhdon sot me dy ndeshjet e fundit të xhiros së 26-të.
Pa dyshim se kryesfida do të luhet në ‘Karagaçi’, mes rivalëve të vjetër Pejës dhe Sigal Prishtinës.
Derbi mbetet derbi edhe pse këtë edicion në Superligë, skuadrat nuk kanë pasur rezultatet e dëshirueshme. Verdhezinjtë janë në vendin e katërt me 11 fitore e 14 humbje, kurse prishtinasit në vendin e gjashtë me nëntë fitore e 16 humbje.
Java e 26-të do të mbyllet me ndeshjen ndërmjet Bashkimit dhe Golden Eagle Yllit. Prizrenasit janë në vendin e dytë me 17 fitore e tetë humbje, derisa therandasit kanë 11 fitore e 14 humbje.
Superliga/Java 26
E diel
17:00 Peja – Sigal Prishtina
19:30 Bashkimi – Golden Eagle Ylli
Gucati: Ekspozita ka qenë fyerje për ne, falenderoj Ramën pë...
Gjendet vetura e raportuar si e zhdukur në Aeroportin e Pris...
Përzgjedhësi i Turqisë përballet me presione lidhur me forma...
Ukrainë – Shqipëri, dalin në shitje biletat
Goditet sërish terminali kyç i Rusisë për eksporte të naftës
Shqetësimi i Papa Leoni XIV: Mos përdorni fenë për të justif...