Liga Unike do të fillojë edicionin e ri me Superkupën Mbarëkombëtare në të dyja konkurrencat. Femrat do të garojnë në Vlorë, kurse meshkujt në Shkodër.
Ndeshjet gjysmëfinale do të zhvillohen më 16 Tetor, kurse finalja zhvillohet më 17 Tetor.
Në gjysmëfinalen e parë takohen Vllaznia dhe Prishtina, dy skuadra me traditë në basketbollin e Shqipërisë dhe Kosovës.
Gjysmëfinalja tjetër zhvillohet ndërmjet Teutës dhe Golden Eagle Yllit.
Skuadra durrësake është kampione dhe fituese e Kupës së Shqipërisë, duke i fituar dy trofetë në basketbollin shqiptar, kurse Golden Eagle Ylli është kampion i Ligës Unike, si dhe kampion i Kosovës.
Katër skuadra do të garojnë për trofeun e çmuar, si dhe historik, duke marrë parasysh se ky është edicioni i parë i Superkupës Mbarëkombëtare, e organizuar nga Liga Unike.
16 Tetor: 17:00 Vllaznia-Prishtina, 20:00 Teuta-Golden Eagle Ylli
17 Tetor: 20:00 Finalja /arbresh.info/

Kurti: Ekspozita për krimet në Kosovë të korrigjohet dhe të ...
Franco Foda: Turqia ekip i fortë, por gjasat janë 50-50
Kurti për zgjedhjen e presidentit: Do t’i ftoj për takim kry...
Kuvendi i Shqipërisë sot në seancë plenare, diskutime për çë...
Irani kreu mbi 5000 sulme ndaj bazave amerikane në vendet ar...
Sekuestrohen 20 motoçikleta nё Pejё