Federata Shqiptare e Futbollit ka nisur fazën e saj voluminoze të aplikimit për të siguruar organizimin e finales së Superkupës së Europës të pas 2 viteve.
Sikundër është shpallur edhe më përpara, FSHF është kandidaturë potenciale në këtë garë me shumë vende të tjera, për të kërkuar OK e UEFA-s, si vend organizator për Superkupën Europiane, ekzaktësisht finale e saj në vitin 2019, ku përkon edhe me përfundimin e punimeve në impiantin “Arena Kombëtare”. Një grup pune brenda aparatit të FSHF-së, nën koordinimin e sekretarit të përgjithshëm Ilir Shulku kanë nisur fazën e aplikimit për të plotësuar të gjithë dokumentacionin e plotë që kërkon dosja e kandidaturës së Shqipërisë dhe që kalon nëpër disa etapa, duke kërkuar domosdoshmërisht edhe çertifikimet e institucioneve të shtetit si Ministria e Brendëshme, Ministria e Arsimit dhe Sportit, Bashkia e Tiranës, etj. Deri në fund të majit do të plotësohet gjithçka kërkohet për tu kaluar më pas në Komisionin e posaçëm të UEFA-s, në datë 6 qershor, i cili bën edhe të gjithë verifikimin e pikave të kërkuara. Vendimi për finalen e Superkupës europiane do të merret në shtator të këtij viti.
Ja edhe kandidatët që duan finalen e Superkupës
Albania Tirana National Arena
France Toulouse Stadium de Toulouse
Hungary Budapest Flórián Albert stadion
Israel Haifa Sammy Ofer Stadium
Kazakhstan Astana Astana Arena
Northern Ireland Belfast Windsor Park
Poland Gdansk Arena Gdansk
Poland Warsaw Stadion Narodowy
Ja etapat e vleresimit te kandidaturave:
6 qershor 2017, vleresimi i dokumentacionit te paraqitur nga UEFA
Shtator 2017, vendimi final per vendin organizator.
Mungesë banesash në Zvicër: Një apartament 60-vjeçar ofrohet...
Varka me 20 emigrantë fundoset pranë bregdetit jugor të Kret...
Serbi: Familjet shqiptare kërkojnë drejtësi për të zhdukurit
Nuk u ndalua në pikën e kontrollit, policia e Cyrihut arrest...
Tragjedia në Zakynthos të Greqisë ku qeni mbyti 2 vjeçarin s...
“Mos më kërcëno!” – Londrimi i drejtohet Labinotit