PSG dhe Tottenham dhuruan një ndeshje spektakolare me plot gola në “Parkun e Princave”, me përmbysje dhe emocione, në një sfidë dramatike të javës së pestë të fazës së ligës në Ligën e Kampionëve.
Tottenham e nisi më mirë takimin dhe kaloi në epërsi në minutën e 35-të kur Richarlison shënoi me kokë pas asistimit të Kolo Muani.
PSG reagoi në fund të pjesës së parë dhe barazoi në 1-1 në minutën e 45-të, me një goditje të bukur të Vitinhas që u përplas në shtyllë dhe u fut në rrjetë.
Pjesa e dytë nisi furishëm. Tottenham riktheu epërsinë me Kolo Muanin (50′), por PSG u përgjigj menjëherë: fillimisht Vitinha shënoi një gol fantastik për 2-2 (53′), e më pas Fabian Ruiz përmbysi rezultatin me një supergoditje nga distanca (59′) për 3-2.
Pacho shtoi të katërtin pas një topi të devijuar në zonë (65′) për 4-2, por Tottenham u rikthye në lojë falë një gabimi në mbrojtjen parisiene, që i lejoi Kolo Muanit të shënonte për 4-3 në minutën e 72-të.
Në minutën e 75-të, Romero preku topin me dorë në zonë dhe PSG fitoi penallti.
Vitinha ishte i saktë nga pika e bardhë, duke shënuar golin e pestë të PSG-së (76’) dhe duke kompletuar het-trikun, në fitoren e vulosur me rezultatin 5-3 në një ndeshje të çmendur.
PSG merr tre pikë të arta dhe tani ka 12 pikë, ndërsa Tottenham me 8 pikë mban një vend në mesin e renditjes.
Shkëndija fiton derbin me Vardarin dhe rihap garën për titul...
Policia e Kosovës dhe Shërbimi Sekret Amerikan drejt bashkëp...
Policia gjen armë dhe municion në një shtëpi të braktisur në...
Shtyhet më 12 mars seanca paraprake për dosjen “Meta”
Llapi siguron gjysmëfinalen pas ekzekutimit të penalltive
LVV mund t’i drejtohet Kushtetueses nëse dështon zgjedhja e ...