Super-ndeshja PSG – Bayern: Formacionet zyrtare

19:53 | 14 Shkurt 2023
Emir Abduramani

Pas më shumë se tre muajve, sonte rikthehet elita më e lartë e futbollit evropian, ajo e Ligës së Kampionëve.

Më mirë se me ndeshjen e madhe Paris Saint Germain – Bayern Munich, ky kompeticion nuk mund të rikthehej.

Dyshja e madhe e futbollit francez dhe atij gjerman sonte në “Parkun e Princave” në Paris, do të fillojnë fazën e eliminimeve në këtë garë.

Parisienët këtë ndeshje do ta fillojnë me yllin francez, Kylian Mbappe, nga banka rezervë, ndërkaq kampioni i botës, Leo Messi, është rikthyer nga lëndimi i vogël dhe është i gatshëm, 100% për këtë mega-përballje.

Trajneri Galtier ka vendosur të luajë me formacionin 4-3-1-2, me këtë përbërje:

Donnarumma; Hakimi, Marquinhos, Ramos, Nuno Mendes; Zaïre-Emery, Verratti, Danilo Pereira; Carlos Soler; Messi, Neymar

Ndërkaq bavarezët janë të kompletuar dhe Nagelsmann do të luajë me këtë përbërje:

Sommer; Cancelo, Upamecano, De Ligt, Pavard; Kimmich, Goretzka; Sané, Musiala, Coman; Choupo-Moting/arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale