Ministria e Sportit e ka publikuar draft-rregulloren e hartuar nga grupi punues që derivon nga Ligji për Sponsorizim.
Kjo draft rregullore përcakton kriteret, procedurat dhe formën për vërtetimin e sponsorizimit në fushën e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.
Për procedura të mëtutjeshme, në mënyrë që kjo rregullore të bëhet kuptimplotë, MKRS-ja kërkon nga të gjitha palët e interesit, të japin kontributin e tyre përmes komenteve.
Me këtë rast, Komiteti Olimpik i Kosovës kërkon nga Federatat Sportive, klubet sportive, që t’i japin idetë dhe komentet e tyre.
Afati për dërgimin e tyre, në e-mailin zyrtar të KOK-ut dhe MKRS-së, është 15 ditë.
Pas pranimit të komenteve, Ministria e Sportit njofton se do t’i shqyrtojë komentet dhe idetë e dhëna dhe ia përcjellë pastaj ministrit të Sportit, Kujtim Gashi për nënshkrim.
Federatat Sportive, komentet dhe idetë e tyre duhet t’i dërgojnë në e-mailin zyrtar të KOK-ut: [email protected] ose në sajtin zyrtar të MKRS-së. Ligji për Sponsorizim konsiderohet si shpëtim për sportin.
Mblidhet Kuvendi i Prishtinës për miratimin e buxhetit për v...
Moti i vranët, me reshje të dobëta shiu
Tragjedi në Itali, orteku vret dy turistë në Bolzano
Trump: Irani nuk do që SHBA-ja ta godasë
KF Ulpiana zgjedh kryetarin e ri – Fitim Dragaqina merr drej...
Trump: Kam parandaluar nisjen e tre luftërave bërthamore