Pas një serie fitoresh në dhjetor, Manchester City e nisi vitin e ri me një zhgënjim të madh në Premier League. Nënkampionët e Anglisë u ndalën nga Sunderlandi, skuadër e rikthyer në elitë, në një ndeshje që përfundoi pa gola dhe la Arsenalin të ruante katër pikët epërsi në krye.
Ekipi i Pep Guardiolës nisi me optimizëm dhe Bernardo Silva shënoi pas vetëm gjashtë minutash, por goli u anulua nga VAR për një pozicion jashtë loje, vetëm disa centimetra larg. Pavarësisht presionit të Cityt, Sunderland tregoi disiplinë dhe rezistencë të madhe, ku Granit Xhaka u shqua si lider i vërtetë i ekipit, duke organizuar mesfushën dhe duke motivuar bashkëlojtarët në çdo moment. Haaland pati shansin e vetëm për City para pushimit, por portieri Rufus priti instinktivisht.
Në pjesën e dytë, City tentoi më shumë, me Doku, Rodri e Gvardiol që kërkuan hapësira, por mbrojtja e Sunderland mbeti e pathyeshme. Granit Xhaka vazhdoi të komandojë lojën, duke i dhënë ekipit stabilitet dhe siguri në çdo aksion. Përpjekja e fundit e Gvardiol në minutën e 90-të nuk mjaftoi dhe Sunderland mori një pikë të madhe kundër favoritëve për titull.
Në një tjetër ndeshje të zhvilluar të njëjtën ditë, Brentford dhe Tottenham po ashtu ndanë pikët me rezultatin 0-0.
Shpërthimi i fishekzjarrëve në një dyqan në Kinë, 8 viktima
Zbulohet koncepti i pamjes së re të “NEWBORN” për 18 vjetori...
Marco Rubio pritet të takohet me Orban në Hungari
Noni Madueke thotë se tifozët e Arsenalit duhet të jenë të e...
OKB: Mbi 6 mijë të vrarë në tre ditë nga ofensiva e forcave ...
Moti në Shqipëri me vranësira të dendura dhe reshje shiu