Sulmuesi Admir Mehmedi është duke punuar nga 8-9 orë në ditë për të qenë i gatshëm të jetë pjesë e Zvicrës për kampionatin botëror “Rusia 2018”.
Kështu kanë njoftuar mediumet në Zvicër të hënën.
Sulmuesi 27-vjeçar i Wolfsburgut në mars të vitit të kaluar iu nënshtrua një operacioni të ligamenteve të këmbës.
Mehmedi pritet të jetë gati për Botërorin që nis gjatë muajit të ardhshëm në Rusi.
“Sulmuesi 27-vjeçar është duke punuar 8-9 orë në ditë për t’u përgatitur, duke përfshirë edhe stërvitjet dhe terapitë fizikale. Por ai nuk do të jetë pjesë e Wolfsburgut për ndeshjet e barazhit më 17 dhe 21 maj”, shkroi “rsi.ch”.
ZRRE bën thirrje për kursim të energjisë
BQK: Asetet e bankave në Kosovë arritën në 9.22 miliardë eur...
Dasma në Gazë që u kthye në tragjedi
KQZ-ja mban mbledhje, ky është rendi i ditës
Incident i pazakontë: Shqiponja rrëmben një dron në fluturim...
LDK mban sot tubimin përmbyllës të fushatës në Pallatin e Ri...