Manchester United shkarkoi të dielën në mëngjes trajnerin, Ole Gunnar Solskjaer pas asaj humbjeje turpëruese ndaj Watford, i cila vinte si rrjedhë e disa rezultateve negative në kohët e fundit.
Norvegjezi humbi besimin dhe mbështetjen e disa lojtarëve të “Djajve të Kuq” në dhomat e zhveshjes, por kishte edhe mbështetës, e një ndër këta të fundit ishte Cristiano Ronaldo.
Kujtojmë që CR7 ka qenë bashkëlojtar me Solskjaer kur u transferua për herë të parë në “Old Trafford” dhe kur u rikthye pas 12 vitesh e gjeti atë si trajner.
Portugezi pak minuta më para ka bërë një postim emocionues në “Instagram” për largimin e Ole, ku e vlerëson atë si prefosionist dhe si njeri.
Postimi i plotë:
Ai ka qenë sulmuesi im kur erdha për herë të parë në Old Trafford dhe ai ka qenë trajneri im që kur u ktheva te Man.Uniteed. Por mbi të gjitha, Ole është një qenie njerëzore e shquar. I uroj më të mirat në çdo gjë që i ka rezervuar jeta.
Paç fat shoku im!
Ti e meriton!
/Arbresh.info/
View this post on Instagram
56 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
Kallas: SHBA dhe Evropa duhet të qëndrojnë të bashkuara
Angela Martini rrëfen ‘puthjen’ me Donald Trump dhe divorcin...
Libohova tërheq turistë edhe në dimër, vizitorët kërkojnë të...
Sulm fizik gjatë një ahengu në Leposaviq, viktima dërgohet p...
24 vjet nga lirimi i Albin Kurtit nga burgu i Nishit