Data 21.11.2017 do të jetë e pa harrueshme për futbollistin Ryan Coclough.
Sulmuesi i Wigan Athletic shënoi dy gola ndaj Doncaster por ai u zëvendësua në minutën e 60-të të ndeshjes për një arsye speciale, transmeton arbresh.info.
I gjithë stadiumi mbeti i habitur me zëvendësimin e tij pasi nuk kishte pësuar lëndim.
Më vonë u kuptua se lojtari ishte duke pritur lindjen e djalit në spital dhe asgjë nuk do e ndalonte për ta parë këtë.
Sulmuesi postoi një fotografi në Twitter, i veshur me fanellën e skuadrës dhe një mesazh emocionues.

“Rezultat dhe përpjekje e madhe nga gjithë skuadra. Jam shumë i lumtur me lindjen e djalit të dytë, dy golat dhe fitoren. Ai bëri një het-trik për mua! Faleminderit për të gjitha mesazhet!”.
Kjo gjë u bë sensacion në rrjetet sociale pasi nuk kishte ndodhur në gjë e tillë më parë. /arbresh.info/
Kurti: Ekonomia digjitale po shndërrohet në motor të zhvilli...
FSK drejt Shqipërisë për gjetjen e të zhdukurit në lumin Mat...
KESCO kërkon rritje prej 21.3% të çmimit të energjisë elektr...
Kërkohet ndihmë për gjetjen e një gruaje në Lipjan
Trevon Allen ndahet me Golden Eagle Yllin
E kryer, Kristjan Asllani kalon në formë huazimi tek Besikta...