Sulmuesi i Real Madridit, Sergio Diaz, rrezikon të burgoset pasi ishte zënë në shtëpinë e një bashkëkombësi, gjatë një bastisje që i ishte bërë këtij të fundit.
Sergio Diaz, i cili është i huazuar te klubi nga Paraguai, Cerro Porteno, ishte gjetur nga policia në shtëpinë e Sebastian Ferreira, pasi prokurorja Laura Romero kishte vendosur të urdhëronte bastisjen e Ferreiras mbi dyshimet se atje ishin mbledhur shumë njerëz, transmeton Gazeta Express.
Në një video të publikuar nga televizioni ABC shihej se shumë persona ishin mbledhur në shtëpinë e futbollistit për ta shikuar një ndeshje volejbolli, pasi që edhe fqinjët e kishin raportuar rastin në polici në mars.
Përveç sulmuesit të huazuar nga Real Madridi, rregullat e karantinës i kanë thyer edhe pesë futbollistë të tjerë që po luanin në Paraguai dhe tani ata rrezikojnë të burgosen, përkundër që kishin tentuar ta arsyetonin veten duke thënë se kishin qenë duke u stërvitur.
“Shumë dëshmi janë marrë nga vendi i ngjarjes. Do të bisedojmë edhe me fqinjët për të mësuar më shumë rreth këtij rasti”, ka thënë prokurorja për gazetarët.
Diaz ka qenë me Real Madridin që nga viti 2016. Ai ende nuk ka debutuar për ekipin e parë, pasi që këto katër vjet i ka kaluar duke luajtur ose për ekipin B, ose i huazuar.
Pacolli shpreh ngushëllime për ndarjen nga jeta të nxënësit ...
E rëndë në Itali, rrëzohet një avion, një i vdekur dhe një i...
Skandaloze, nxënësit e klasës së pestë të shkollës “Ismail Q...
Parashikimi i motit për nesër: Me vranësira dhe intervale me...
“Erdhi pa shenja jete”, QKUK jep detaje rreth vdekjes së nxë...
Balla ngushëllon familjarët e viktimave të aksidentit në Rum...