Tre futbollistë të Marseilles janë viktima të një tentative për vjedhje veture në orët e mëngjesit pas kthimit nga fitorja 2-1 si mysafir i Le Havre në xhiron e fundit të Ligue 1, shkruan La Provence.
Jean Onana, Faris Moumbagna dhe Bamo Meite ishin në karvanin e automjeteve që u nisën nga qendra stërvitore e klubit.
Më pas ata u vunë në shënjestër të kriminelëve që me sa duket synonin të vidhnin makinat e tyre.
Lojtarët e gjigantit francez u qëlluan teksa po iknin nga sulmuesit dhe për fat të mirë asnjëri prej tyre nuk u lëndua nga sulmi. Një tjetër detaj tregon se sa me fat kanë qenë.
Trois joueurs de l’OM braqués en voiture cette nuit, plusieurs coups de feu tirés ? https://t.co/9PdptmJYD5 https://t.co/9PdptmJYD5
— La Provence (@laprovence) May 20, 2024
Gjegjësisht, në derën e shoferit të njërës veturë janë gjetur dy vrima plumbash, ndërsa veturat janë goditur në pjesën e pasme nga kriminelët.
Prokuroria e Marsejës ka urdhëruar një hetim dhe mësohet se janë ende në kërkim të autorëve që kanë mundur të largohen nga vendi i ngjarjes. /Telegrafi/
Gashani:Dyfishohet mbështetja financiare për sportistet dhe ...
Shqipëria synon ta shpallë Iranin shtet sponsor të terrorizm...
Qytetarëve u bëhet thirrje që nesër të shmangin pikëkalimin ...
Gjermania bëhet eksportuesi i katërt më i madh i armëve në b...
Albulena Haxhiu priti Shefin e OSBE-së në Kosovë, Gerard McG...
Kurti priti në takim ambasadorin jorezident të Irlandës për ...