Pas inkuadrimin në Superligën e Kosovës në futboll, FC Suhareka ka filluar mobilizimin e ekipës.
Përveç nënshkrimeve të reja, klubi suharekas ka njoftuar se ka rinovuar kontratën me lojtarin Donat Hasanaj, shkruan Arbresh.info.
Hasanaj ka qenë pjesë e skuadrës në sezonin e kaluar ku Suhareka bëri histori duke u inkuadruar në Superlgië.
Ai ka kontribuar me gola dhe asistime tek klubi për arritjen historike.
Kurse karrierë më parë ka bërë te shumë skuadra të njohura si Liria, Feronikeli, Ferizaji, Dukagjini, Prishtina, Flamurtari e Drita./Arbresh.info/
Gruda thotë se Limaj nuk ka bërë kërkesë për t’u bashkuar me...
Operacion i befasishëm në kufi – Policia e Kosovës kap ar të...
Rritet sërish çmimi i kurbanit në Kosovë
Kapet një kilogram marihuanë në një veturë në Llapushnik, po...
Ndërron jetë gazetari i sportit, Sami Ademi
Goditet rrjeti i trafikut të drogës