Suhareka dhe Dukagjini luajnë vetëm për tri pikë, formacionet zyrtare

12:39 | 15 Shkurt 2025
E.K

Suhareka dhe Dukagjini kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare para takimit që do të luhet në kuadër të javës së 20-të në elitën e futbollit kosovar.

Suharekasit do të jenë nikoqir të klinasve në duelin i cili pritet të nis me fillim nga ora 13:00.

Për vendasit një fitore do të thoshte rikthimi tek rezultatet pozitive pas dy ndeshjesh pa triumfuar, teksa e njëjta vlen edhe për mysafirët që janë dy ndeshje pa fitore në kampionat.

Të besuarit e Qëndrim Kidës qëndrojnë pak më mirë në renditjen tabelare pasi momentalisht kanë 26 pikë dhe mbajnë vendin e pestë në tabelë.

Në anën tjetër Dukagjini të udhëhequr nga Ismet Munishi, aktualisht gjenden në zonën e barazhit (pozitën e tetë) me 21 pikë të grumbulluara.

Formacionet zyrtare:

Suhareka: Ozodgan, Zeka, Hasanaj, Memolla, Osmankovic, Boshnjaku, Susuri, Krasniqi, Berisha, Fetahaj, Stijepovic.

Dukagjini: Margono, Basri, Syla, Morina, Millaku, Xhemajli, Emini, Berisha, Bardhoku, Isufi, Vitor Hugo./Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale