Kosova sonte luan ndeshjen e dytë në kuadër të kualifikimeve për Kupën e Botës ndaj Suedisë.
Ndeshja luhet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë me fillim nga ora 20:45, shkruan Arbresh.info.
Kryeqyteti tashmë është mbushur me tifozë suedez të cilët kanë “pushtuar” kafenetë e Prishtinës.
Arbresh.info ka intervistuar disa nga ta, ku të gjithë ishin të mahnitur nga atmosfera në kryeqytet.
“Atmosfera është e shkëlqyer, e duam Prishtinën, qyteti i vogël por i bukur ne po e shijojmë. Ne shpresojmë për një fitore, na duhet një fitore”, u shpreh njëri nga tifozët suedez.
“Do të jetë një ndeshje e jashtëzakonshme. Nuk ka rëndësi kush fiton është me rëndësi, le të jetë një atmsoferë e mirë që do ta mbajmë në mend”, tha njëri tifoz tjetër.
“Është shumë mirë, është një qytet shumë i shoqërueshëm”, deklaroi një tjetër./Arbresh.info
Kurti ftohet në Shtëpinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës...
Trump e thotë përsëri: Duhet ta kemi Grenlandën
54 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
Breshëria e raketave ruse lë pa ngrohje mbi 5,600 ndërtesa n...
Labi i vetëm në oborr, shihet i përlotur
Gjyqi në Hagë drejt fundit, Gucati: Presidenti dhe të tjerët...