Barcelona është duke shfaqur interesim në sulmuesit Harry Kane dhe Gabriel Jesus për ta zëvendësuar Luis Suarezin.
Trajneri i Barcelonës, Ernesto Valverde, nuk është i kënaqur me formën e ish sumuesit të Liverpoolit në këtë sezon dhe tashmë është duke shikuar alternativa për ta zëvendësuar.
Sipas gazetës spanjolle Don Balon, Barça është e interesuar në dy sulmuesit e Premierligës si zëvendësues të Suarezit, transmeton arbresh.info.

Reprezentuesi uruguaian ka shënuar vetëm pesë gola në 17-të paraqitje në të gjitha garat në këtë sezon.
Ndërsa sulmuesi brazilian, Gabriel Jesus, ka shënuar tetë gola në 12 paraqitje për Cityn. Po ashtu, Kane është në top formë në këtë sezon duke shënuar 16 gola në 18 paraqitje në të gjitha garat për Tottenham.

Suarez tashmë është 31 vjeçar dhe Barcelona nuk beson se ai do të rikthehet në formën e tij më të mirë.
Don Balon po ashtu raporton se Jesus nuk është i kënaqur nën urdhërat e Pep Guardiolës në Manchester City dhe se mund të jetë i interesuar të transferohet në Nou Camp. /arbresh.info/
Kurti me akuza të rënda për opozitën: Zanatin e kanë të vjet...
Pacolli: Mungesa e konsensusit politik po e çon vendin drejt...
Deputetët dështojnë të zgjedhin presidentin e ri, Kuvendi sh...
Kosova në zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare
Kurti: Pas një qeverisje 5-vjeçare është rritur mbështetja p...
PDK: U mbrojt rendi kushtetues, zgjedhjet të caktohen sipas ...