Vlera e një sulmuesi matet me gola dhe Luis Suarez po vijon të ndihmojë Atleticon e Madridit, pasi ka dërguar 5 herë topin në rrjetë në këto javë të para të sezonit dhe ka luajtur shumë shpesh titullar në një repart ku ka konkurrencë me emra si Griezmann, Correa, Joao Felix e Cunha.
Sulmuesi uruguaian iu bashkua Los Colchoneros verën e 2020-ës, kur firmosi një kontratë dy vjeçare dhe me 21 golat e shënuar sezonin e kaluar, ndihmoi skuadrën e Simeones të fitojë titullin kampion në La Liga.
Kontrata e Suarez përfundon verën e ardhshme, megjithatë uruguaiani është përshtatur shumë mirë në Madrid dhe ka autorizuar menaxherin e tij që të negociojë rinovimin me Atleticon pasi dëshiron të vijojë punën nën urdhrat e Simeones.
Ky i fundit deklaroi se Suarez e ka vetë në dorë qëndrimin te Atletico dhe nëse vijon me të tilla performanca, mund të veshë fanellën e madrilenëve edhe për shumë vite.
Me 34 vite mbi supe, Suarez ka ende për t’i dhënë futbollit dhe synon të rinovonë deri në verën e 2023-shit me Atleticon e Madridit, në mënyrë që të shkojë edhe në Botërorin e dimrit të 202ë-shit, në Katar.
11 gladiatorët dardanë që kërkojnë historinë në Sllovaki ...
Këta janë 11 luftëtarët kuqezi që kërkojnë historinë ndaj Po...
Haradinaj i jep ‘zemër’ lojtarëve të Kosovës para ndeshjes m...
Vijon lirimi i hapësirave nga makinat e vjetra- Rama: Pastro...
Turqia në epërsi ndaj Rumanisë
Hamza: Sonte bashkohem me të gjithë tifozët për t’iu uruar f...