Sulmuesi i Barcelonës Luis Suarez ka zbuluar se ish kapiteni i Liverpoolit Steven Gerard e bindi atë të mos transferohet në Arsenal më 2013.
Në atë kohë Suarez ishte në telashe të mëdha, përballej me ndalim për shkak të kafshimit të Branislav Ivanovic dhe donte të largohej nga ‘Reds’ pasi ata dështuan të kualifikohen për Ligën e Kampionëve, transmeton portali arbresh.info.
Por sipas 32 vjeçarit, Gerrad, kapiteni i Liverpoolit atë kohë, e bindi atë të qëndrojë në klub duke i treguar se puna nuk do të ishte më mirë në veri të Londrës.

“Ne u kualifikuam për UEFA Evropa Ligë, por sezoni përfundoi keq”, tha Suarez për OTRO, siç raportohet nga Liverpool Echo.
“Do të shkoj në Arsenal, po e detyroja veten të shkoj, dhe Steven më tha: ‘Të premtoj që nëse qëndron këtë vit do të ndizesh dhe vitin e ardhshëm do të shkosh në Bayern, Barcelonë apo Real Madrid, por qëndro këtë vit sepse nuk do të jesh më mirë në Arsenal’”.
Suarez shtoi: “Kjo ishte biseda e fundit që kisha me Gerrardin në atë moment dhe i thashë agjentit tim se kisha marrë vendimin dhe do të qëndroja.
“Fjalët e tij më bindën në atë moment. Erdhën nga një person që kujdesej për mua, i cili donte mirëqenien time, që më pa se vuaja gjatë stërvitjeve dhe më pa të trishtuar.
“Ato ishin fjalë nga një kapiten i vërtetë që kishte një ndikim atë moment dhe më ndihmuan shumë”./Arbresh.info/
Djali i Jakup Krasniqit kandidon sërish për deputet në zgjed...
Formacionet zyrtare: Malisheva për fitoren e tretë radhazi, ...
Tragjedi në SHBA/ Gjyshi dhe mbesa 3-muajshe sulmohen për vd...
Të shtëna me armë në Afrikën e Jugut, të paktën 11 viktima
Misteri i krimit në Çaçak të Serbisë, brenda shtëpisë u gjet...
LDK akuzon Qeverinë për keqpërdorime në energji dhe kërkon t...