Forma e shkëlqyer e Luis Suarezit te Atletico Madridi ka vazhduar edhe të hënën mbrëma kur shënoi dy gola kundër Celta Vigos.
Sulmuesi uruguaian në këtë mënyrë e ka thyer një rekord të Cristiano Ronaldos nga koha kur luante te Real Madridi.
34-vjeçari shënoi nga një gol në secilën pjesë në Wanda Metropolitano, në takimin të cilin skuadra lidere e përfundoi me barazim (2-2).
Suarez është golashënuesi më i mirë në La Liga aktualisht, me 16 gola të shënuar në vetëm 17 paraqitje në La Liga.
Ish-sulmuesi i Barcelonës është lojtari i parë që shënon 16 gola në 17 ndeshjet e para për një skuadër në elitën e futbollit spanjoll në shekullin 21.
Statistikën më të mirë të mëparshme e ka pasur Cristiano Ronaldo, i cili shënoi 15 gola në numër të njëjtë ndeshjes, pas transferimit nga Manchester Unitedi te Real Madridi në vitin 2009.
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...
Kurti dhe Basha nesër marrin pjesë në nisjen e punimeve për ...
Qorrolli: Hamza e Abdixhiku thoshin që në takimet për Presid...
Mbyllet pjesa e parë, PSG po fiton në Munich
Nagavci: Qëllimi i PDK-së dhe LDK-së ka qenë të shkohet në z...