Sulmuesi i Barcelonës, Luis Suarez ka dërguar mesazh te klubi i vjetër Liverpool, pasi fituan titullin e Premierë Ligës këtë javë.
“Reds” ishin afër të fitojnë titullin anglez sa Suarez ishte në skuadër, por në vitin 2014 uruguaiani u transferua te Barcelona, transmeton portali arbresh.info.
Pas fitimit të Premierë Ligës, Suarez ka thënë se kjo është e mrekullueshme për mbështetësit sepse kanë pritur 30 vite.
“Për mua, kjo është e mrekullueshme për mbështetësit, për lojtarët dhe për shumë persona që kanë punuar. Shumë njerëz kanë punuar aty dhe për 30 vite nuk e dinin se Liverpool do e fitojë Premierë Ligën”.
“Mendoj se do jetë moment emocionues kur Jordan Henderson të marrë trofeun. Mendoj se kanë nevojë për këtë moment, për mbështetësit e Liverpool. Jam shumë i lumtur për ta”, tha fillimisht ai.

Suarez gjithashtu tha se ndihet keq kur festoi golin në “Camp Nou” sepse kjo i zemëroi tifozët e “Reds”.
“E di që disa mbështetës të Liverpool janë të zemëruar sepse festova golin ndaj Liverpool në “Camp Nou”, andaj ndihem keq”.
“E pranoj dhe shpresoj që ta kuptojnë situatën time, ishim duke luajtur në shtëpi dhe ishte gjysmëfinalja e Ligës së Kampionëve”.
“Jetova ndër momentet më të mira aty dhe mbështetësit nuk do harrojnë çfarë dhashë për fanellën e Liverpool. Jam i lumtur që fituan Premierë Ligën këtë vit”, përfundoi ai./arbresh.info.
Vrasja në Dumnicë, i akuzuari thotë se për vrasjen e viktimë...
Rikthehet Salah, por Liverpooli do ta ketë një mungesë të ma...
Zvicra synon rritjen e numrit dhe zgjatjen e misionit të ush...
Kili përballet me zjarre të mëdha – të paktën 19 të vd...
De Zerbi thyen heshtjen dhe flet për aludimet se mund ta mar...
Labi i mërzitur, merr pjesë në varrimin e gjyshit të tij