Suarez: Forma ka pak rëndësi në El Clasico

12:17 | 27 Tetor 2018
Arbresh Info

Sulmuesi i Barcelonës, Luis Suarez ka insistuar se forma ka rëndësi pak kur bëhet fjalë për El Clasico, derisa skuadra e tij është duke u përgatitur për ndeshjen si nikoqir kundër Real Madridit.

Trajneri i Real Madridit, Julen Lopetegui është nën një presion të madh për shkak se skuadra e tij qëndron në pozitën e shtatë në La Liga me katër pikë prapa Barcelonës, e cila qëndron e para pavarësisht formës jo të rregullt të tyre në fillim të sezonit, transmeton portali arbresh.info.

Por Suarez, i cili ka shënuar katër gola dhe ka krijuar katër asistime brenda nëntë ndeshjeve në ligë këtë sezon, ka thënë se forma e skuadrave shpesh ka pak rëndësi.

“Ju llogarisni rezultatet e fundit të skuadrës, por Clasico është Clasico”, ka thënë ai për faqen zyrtare të Barcelonës.

“Nuk mendoj se dikush do të mendoj rreth gjendjes emocionale të tjetrit ose që skuadra tjetër nuk ka luajtur mirë dhe tjetra ka luajtur më mirë”

“Është El Clasico”

https://twitter.com/FCBarcelona/status/1055779864685502464

Suarez ka përshkruar intensitetin e veçantë të Clasicos duke thënë se ndeshja ndërmjet dy rivalëve ishte thjeshtë ndryshe, transmeton portali arbresh.info.

“Ju nuk jeni aq të pushuar sa jeni në ndeshjet e tjera, adrenalina është ndryshe, prandaj është intensiteti”, ka thënë ai.

“Por, ju duhet të përpiqeni për të bërë atë që ju bëni gjithmonë në mënyrë që skuadra të fitoj”

Barcelona do të nis këtë ndeshje në mungesë të Lionel Messit, i cili theu dorën e tij gjatë fitores së vikendit të kaluar kundër Sevillas.

Megjithatë, Barcelona është përgjigjur me një fitore 2 me 0 ndaj Interit në mesjavë në UEFA Ligë të Kampionëve duke shkuar në pjesë ndeshje radhazi si të pamposhtur./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale