Uruguai e ka nisur në mënyrë të përkryer Kupën e Amerikës, duke e mposhtur 4:0 Ekuadorin që luajti me 10 futbollistë në Belo Horzonte të dielën mbrëma.
Golat nga Nicolas Lodeiro, Luis Suarez, Edinson Cavani dhe autogoli nga Mina Meza i dhuruan Uruguait një fitore të rehatshme në ndeshjen e parë në Grupin C të kupës së Amerikës, raporton Gazeta Express.
Uruguai kaloi në epërsi herët në ndeshje, kur Nicolas Lodeiro shënoi pas një pasimi nga Suarez.
Gjërat për Ekuadorin u vështirësuan shumë pas më pak se gjysmë ore lojë, kur Jose Quintero u përjashtua me karton të kuq për një ndërhyrje të ashpër.
Suarez dhe Cavani shënuan nga një herë para përfundimit të pjesës së parë, duke e dërguar Uruguain në pushim mes pjesëve me një epërsi prej tri golave.
Mina shënoi në portën e vet kah fundi i ndeshjes për rezultatin përfundimtar 4:0 për Uruguain.
Uruguai pati fillim ëndrrash në Grupin C, të cilit i prin me tri pikë. Ekuadori është i fundit pa pikë. Pa pikë janë edhe Kili dhe Japonia, të cilat megjithatë nuk e kanë zhvilluar ende asnjë ndeshje në grup. /Gazeta Express/
DnV: Rinumërimi i plotë i pashmangshëm, hetimet të përfshijn...
Jo veç në Prizren, Prokuroria aktivizohet në të gjitha komun...
Aksidenti tragjik hekurudhor, MEPJ në kontakt me Spanjën nës...
Shpallet në kërkim Egzon Reshani, i dyshuari për tentim vras...
Blerta Deliu kërkon rinumërim të plotë të votave
“Nuk ndiej më detyrim të mendoj vetëm për paqen”, Trump jep ...