Trajneri i San Antonio Spurs, Gregg Popovich, u shpreh i kënaqur me paraqitjet e fundit të skuadrës së tij, përkundër që Spurs nuk e arritën fazën e play-offs për herë të parë në 22 vjet.
Rayjon Tucker ishte në mesin e tetë lojtarëve të Utah Jazz që arritën numër dyshifror në pikë të shënuara në fitoren e Jazz kundër Spurs të enjten në NBA, në ndeshjen e fundit të sezonit të rregullt për të dyja skuadrës.
Spurs – që kishte nevojë të humbnin të paktën dy nga Portland, Memphis dhe Phoenix – do të mungojë në play-offs për herë të parë që nga viti 1997. Ndërsa, Utah e ka zënë vendin e gjashtë dhe do të përballet me Denver Nuggets në rundin e parë të play-offs.
Popovich e kishte marrë në drejtim skuadrën e Spurs pikërisht në sezonin 1996/97, kur skuadra e tij pastaj e nisi rekordin mbresëlënës duke garuar në play-offs, falë edhe talentit të Tim Duncan, që këtë vit futet në Hall of Fame.
“Të kthehesh prapa për ta shikuar të kaluarën nuk të sjellë asnjë të mirë. Çdo suksese që e kemi pasur, e kemi arritur për shkak të lojtarëve të mrekullueshme që i kemi pasur”, ka thënë trajneri legjendar i NBA.
“Asnjëherë këtë sezon nuk kemi luajtur më mirë sesa që kemi luajtur në NBA Bubble”.
I pyetur se a do ta vazhdojë karrierën edhe sezonin e ardhshëm, Popovich tha: “Pse të mos e vazhdoj?” /Gazeta Express/
31 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
Zjarri përfshin një garazhë në Leposaviq
35 vjet nga lëvizja studentore, Begaj: Guximi rinor, ia hapi...
Oficeri i FSK-së diplomon në ShBA, shpërblehet me medalje
Osmani sot pret në takim Presidentin e Hungarisë
Tajlanda kryen sulme ajrore ndaj Kamboxhias pas përleshjeve ...