Interi shton interesimin për mesfushorin e Romës.
Kevin Strootman kthehet në një objektiv për skuadrën zikaltër, të cilët kërkojnë përforcimin e ekipit për sezonin e ardhshëm.
Ardhja e Suning Group në krye të klubit, i ka siguruar stabilitet financiar Interit, që tani nuk e ka problem të shpenzojë shuma të mëdha për të sjellë lojtarët e duhur për të mundur të kthehet në një skuadër e cila do të luftojë për trofe në Itali.
Sipas Gazzetta dello Sport, Inter ka përgatitur një ofertë prej 45 milionë eurosh për mesfushorin italian dhe një shumë e tillë do të jetë vështirë për t’u refuzuar nga Roma.
Përveç Strootman, zikaltërit kanë kërkuar edhe një lojtar tjetër të Romës, fjala është për mbrojtësin grek Kostas Manolas.
I ndalet rryma në Klinë, Bedri Hamza kërkon që më 28 dhjetor...
Durmishi: Autostrada e Gjilanit përfundon brenda një viti
Specialja s’ia lejon Salih Mustafës ta vizitojë babën, OVL: ...
Labi e akuzon Jasminën se e shtyu
Ulutash: NATO që dy vite kërkon që sulmuesit e Banjskës të s...
Qindra migrantë mbërrijnë në Kretë