Çmimi i Madh i Hungarisë rezultoi një dështim total për Ferrarin, edhe pse duhet thënë se gjithçka po shkonte mirë teksa Leclerc mori kryesimin në pistën e Hungarorin pasi parakaloi Mercedesin e George Russell.
Mirëpo, për ta hedhur garën në “koshin e plehrave”, mendoi drejtori i Ferrarit, Mattia Binotto që zgjodhi një strategji krejtësisht të gabuar teksa në bokse i vendosi Charles Leclerc një set gomash të fortë nga të mesëm që moengasku po përdorte dhe që po i jepnin rezultat. Një zgjedhje që edhe vetë piloti 24-vjeçar nuk e kuptoi, teksa Binotto ka justifikuar vendimin e tij duke theksuar se makina nuk kishte shpejtësi dhe se gomat e forta u vendosën me idenë për t’i dhënë rezultat makinës në fundin e garës.
“Shpejtësia e makinës nuk ishte ajo e duhura dhe në këtë pikë duhet të fokusohemi dhe të shqetësohemi. Për mendimin tim nuk kishte rëndësi tipi i gomave sepse nuk ishim mjaftueshëm të mirë. E prisja që gomat e forta të kishin pak problem në xhirot e para sa të arrinin në temperaturën e duhur, mirëpo do të ishin shumë më të shpejta në fundin e garës.
Gjithsesi, e pranoj se gomat tek ne nuk funksionuan aq mirë sa bënë në makinat e tjera. Megjithatë, unë këmbëngul se nuk duhet të merremi shumë me strategjinë e gomave, por me faktin që makina nuk kishte ritmin e duhur”, u shpreh Binotto./SS/
Begaj në Kuvendin e Kosovës përmend ish-krerët e UÇK-së në H...
Ekranet gjigante në Times Square të Nju Jorkut shfaqin flamu...
Meta uron nga qelia Pavarësinë e Kosovës: Qëndron krenare si...
Osmani: Pavarësia e Kosovës u fitua me mund, gjak, sakrificë...
“E dashur Kosovë, urime Dita e Pavarësisë” – Ministria e Jas...
Policia e Shtetit uron Policinë e Kosovës, me rastin e 18-vj...