Lazio është skuadra e parë që ka siguruar gjysmëfinalet e Kupës së Italisë.
Në çerekfinale, bardhekaltrit mposhtën Fiorentinën me rezultatin 1-0, me një gol të shënuar nga kapiteni Luliç, që në minutën e 6′.
Titullar në këtë takim ishte edhe portieri i kombëtares shqiptare, Thomas Strakosha, që për më tepër u bë edhe hero në disa momente, veçanërisht në rastin e pritur ndaj Chiesas.
Kupa e Italisë do të vijojë nesër me derbin e Milanos, që do të startojë në orën 20:45, sonte mbrëma (e mërkurë)
Fituesja në derbi, do të ndeshet në gjysmëfinale pikërisht me lacialët e Inzaghit. /arbresh.info/
Vrasja e Liridona Ademajt, sot shpallet aktgjykimi
Irani paralajmëron Trump: Nuk pranojmë bisedime nën presion
Protestë në Jarinjë, QKMK paralajmëron për bllokimin e një p...
Moti sot në Shqipëri
Kuvendi mban seancë të jashtëzakonshme për çmimin dhe faturi...
Moti sot me reshje shiu dhe rrufe