Njëmbëdhjetë ndeshje titullar dhe vetëm pesë gola të shënuar. Ky është momenti i artë i Thomas Strakoshës, portierit shqiptar të Lazios që po shfrytëzon në maksimum asistin e Federico Marchettit, i cili vazhdon të qëndrojë në infermieri.
21-vjecari shqiptar vjen pas një jave fantastike pa asnjë gol të pësuar në dy ndeshjet e fundit, fillimisht në derbi me Romën dhe të dielën në mbrëmje në transfertën e Bolognas duke fituar pikë në hierarkinë e Lazios por duke afruar edhe më shumë tifozët bardhekaltër të cilët kërkojnë aktivizimin e tij si titullar.
“Jemi të kënaqur me rezultatet e ndeshjeve të fundit. Luajtëm më mirë se Bologna dhe e merituam fitoren. Nuk duhej ta pësoja atë gol me Milanin në fund dhe ishte një moment i dhimbshëm”.
Në 24 Mars ka shansin e artë të debutojë në fushë me fanellën e Kombëtares Shqiptare kundër Italisë në Palermo, por Strakosha përgjigjet me diplomaci kur pyetet nëse e shikon veten titullar.
“Unë do të stërvitem fort të jem gati për Kombëtaren dhe e di trajneri kush do të luajë. Jam krenar që jam pjesë e Kombëtares, luaj apo nuk luaj. Kemi folur shpesh me Berishën dhe ai më ka uruar. Etriti është shumë portier i mirë dhe e meriton momentin pozitiv që po kalon”.
Kurti pret Sorensenin nesër në Prishtinë
Punime në rrugë, mbyllet përkohësisht një segment në Obiliq
Irani nis sulm të përbashkët me Hezbollahun ndaj Izraelit
Maqedonci: Mbi 1 miliard euro për modernizimin e ushtrisë së...
Një pjesë e Ferizajt mbetet pa rrymë, KEDS del me njoftim
Lojtari që kaloi shtatë sezone pa luajtur te Chelsea, edhe p...