Më 22 mars, Kombëtarja shqiptare do të nisë aventurën e saj në ndeshjet kualifikuese për ‘Euro 2020’ me ndeshjen ndaj Turqisë, një sfidë që do të luhet në “Loro Boriçi” të Shkodrës.
Problemi kryesor për futbollin shqiptar ditët e fundit ka qenë siguria në stadiume për shkak edhe të asaj që ndodhi në përfundim të sfidës mes Kamzës dhe Laçit.
Për ndeshjen e 22 marsit në Shkodër do të ketë forca sigurie private dhe ajo që ka marrë përsipër këtë ndërmarrjes është BBS Security, kompania që është kontraktuar nga Federata Shqiptare e Futbollit, bën të ditur Top Channel.
Me këtë rast, oficerë të sigurisë kanë bërë një trajnim me stjuartët për ruajtjen e sigurisë. Për ta janë dhënë këshilla specifike për pozicionet që do të kenë në stadium në zona të ndryshme të tij.
Po kështu është punuar me stjuardët për mbrojtjen e arbitrave, ndërkohë që u kryen edhe ushtrime përgatitore duke simuluar sulme ndaj zyrtarëve të ndeshjeve.
Por, jo vetëm kaq, BBS Security ka nisur bashkëpunimin edhe me disa klube të Kategorisë Superiore, duke qenë se është ky kompeticioni ku shfaqen problemet me sigurinë, për të evituar përsëritjen e ngjarjeve të rënda si ajo në fushën e Kamzës.
KQZ: Deri në orën 13:00 votuan 36.89 për qind e votuesve të ...
Delegacioni i Këshillit të Evropës vëzhgon zgjedhjet e 28 dh...
Hekuran Gashi: Shteti rrezikon të mbetet pa buxhet, na duhet...
Katër alpinistë humbin jetën pasi u rrëmbyen nga një ortek n...
Në vitin 2025, mbetje mortore të personave të zhdukur gjatë ...
Blerim Sallahu inkurajon mërgimtarët të votojnë: Kosova ka n...