Stërvitja nuk shkoi mirë për Pavard, humb takimin me Barçën

20:37 | 5 Maj 2025
D.H

Përkundër dëshirës së madhe për të qenë i pranishëm në sfidën më të rëndësishme të sezonit, ylli francez, Benjamin Pavard do ta humb edhe takimin e dytë gjysmëfinal në kuadër të Ligës së Kampionëve mes Interit dhe Barcelonës.

Ai sot u stërvit me pjesën tjetër të klubit pas lëndimit që pësoi me Romën dy javë më parë, shkruan Arbresh.info.

Mirëpo stërvitja nuk shkoi mirë pasi Pavard ndjeu dhimbje dhe u detyrua ta lë në gjysmë.

Kështu mbrojtësi i djathtë francez nuk do të ftohet për sfidën e nesërme me Barcelonën.

Me klubin është raportuar se do të stërvitet edhe kapiteni i Interit, Lautaro Martinez, mirëpo deri më tani ende nuk ndonjë të re nëse ai do të luaj apo jo.

Ndeshja mes Inter e Barcelonës luhet në “Giuseppe Meazza”, me fillim nga ora 21:00, kurse rezultati nga ndeshja e parë është 3-3./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme