Sterling: U gëzova kur Liverpooli e fitoi Ligën e Kampionëve

09:04 | 27 Korrik 2019
A Z

Raheem Sterling thotë se u gëzua shumë kur ish-klubi i tij, Liverpooli e fitoi Ligën e Kampionëve sezonin e kaluar dhe këmbëngul se Premierliga gjithmonë do të mbetet prioritet për Manchester City.

Sterling u largua nga Liverpooli në rrethana të hidhura në vitin 2015 dhe iu bashkua Cityt, ku i fitoi pesë tituj të mëdhenj – përfshirë Premierligën në dy sezone radhazi nën udhëheqjen e Pep Guardiolës, transmeton Gazeta Express.

City luftoi kokë me kokë me Liverpoolin për titull në Premierligë sezonin e kaluar deri në ditën finale, dhe i mposhti të kuqtë për një pikë për ta mbrojtur titullin.

Sterling këmbëngul se nuk ka armiqësi me ish-klubin dhe është gëzuar kur të kuqtë e fituan garën më prestigjioze evropiane për klube.

“Vërteta isha shumë i lumtur për ta dhe po ashtu për disa lojtarë të tyre që i njoh”, tha Sterling.

Shpërndaje në rrjete sociale