Legjenda e Liverpool, Phil Thompson mendon se Manchester City do humbet trajnerin Pep Guardiola, se bashku me yllin e skuadrës, Raheem Sterling.
Ka shumë spekulime që Sterling do kaloi të Real Madrid, ndërsa Guardiola është i kërkuar nga PSG e Juventus, por ende nuk ka oferta zyrtare për asnjërin, transmeton portali arbresh.info.
Sipas Thompson, sapo tekniku spanjoll të largohet, as anglezi nuk do qëndrojë në “Etihad”, por nuk do kthehet te Liverpool.

“Mendoj se koha e rikthimit te Sterling te Liverpool ka ikur. Mendoj se kishte shumë për të bërë kur u largua”.
“Ishte lojtar i ri që kishte nevojë për ndryshime dhe u bë lojtar i madh”.
“Nëse Pep Guardiola largohet, Sterling do largohet gjithashtu. Real Madrid, Juventus ose Barcelona, një ndër këto super klube do provojnë për të”, deklaroi ai.
Kartoni i Sterling është plotë 150 milionë euro./arbresh.info.
Kosovari humb jetën tragjikisht në një aksident në Zvicër
Dënimet e përjetshme forcojnë parandalimin e krimit
Kurti mori pjesë në ceremoninë e varrimit të Yllka Fejzullah...
Futbollistja kroate bëhet virale me paraqitjen në Coachella
Gjykimi i krerëve të UÇK-së në Hagë, Rama: Fola me Trumpin, ...
FEMSH kërkon ndërhyrje urgjente nga qeveritë për krizën e çm...