Lionel Messi vlerësohet nga shumë persona si futbollisti më i mirë në botë dhe i pakrahasueshëm me të tjerët. Megjithatë, sipas të dhënave të Driblab, Eden Hazardi i Chelseat është lojtari më i ngjashëm me të.
Kompania Driblab e ka një model përmes së cilit i analizon lojtarët, për t’u ndihmuar trajnerëve në vendimmarrjen për transferime. Në TV3, kjo kompani e zbuloi se cili lojtar, nga gjithsej 71,600, është më i ngjashëm me Lionel Messin, pas analizimit të 73 mijë ndeshjeve, transmeton Gazeta Express.
Sipas gjetjeve të kësaj kompania, lojtari më i përafërt me Messin është Eden Hazardi i Chelseat. Belgu i ngjason argjentinasit për 92.7 për qind, ndërsa Kylian Mbappe dhe Sergio Aguero radhiten pas me 91.3 dhe 91.1 për qind ngjashmëri.
Për të arritur deri te kjo e dhënë, kompania i ka analizuar lojtarët në 12 këndvështrime: pjesëmarrjen në ndeshje, saktësia në goditjen e topit, shifra mesatare e golave të shënuar për ndeshje, numri i goditjeve, prekjet e topit brenda zonës së portierit kundërshtar, shifra mesatare e asisteve për ndeshje, pasimet kyçe, statistikat e humbjes së topit, presioni dhe goditjet brenda kuadratit të portës.
Hazardi e mposht Messin në vetëm tri prej këtyre 12 këndvështrimeve – ai e humb topin më pak, bën më shumë presion dhe driblon më shumë. Messi është më i mirë në nëntë aspektet e tjera.
Lojtarët e rinj më të ngjashëm me Messin janë Steven Bergwijn dhe Inais Hagi të PSV-së, dyshja e Barcelonës Dembele – Malcom dhe Ousasama Idrissi i AZ.
Trump i dërgon letër Osmanit: Mezi pres ta vazhdoj bashkëpun...
Kaluan ilegalisht kufirin, arrestohen dy serbë në Leposaviq
Mediumi turk: Fenerbahçe ka arritur marrëveshje me Vedat Mur...
Sa do të kushtojë nafta dhe benzina? Publikohen çmimet
Ambasadori amerikan në NATO viziton Kosovën, Policia njofton...
55 aksidente brenda ditës në Kosovë, policia shqiptoi mbi 22...