Ole Gunnar Solskjaeri e ka nisur në formë perfekte detyrën në Old Trafford, në fakt starti i tij është më i mirë se i çdo trajneri tjetër në Manchester United.
Këtë e vërtetojnë më së miri edhe statistikat e Manchester United brenda vetëm tetë ndeshjeve të zhvilluara deri tani nën udhëheqjen e trajnerit norvegjez, shkruan portali arbresh.info.
Me fitoren e sotme (e premte) 3 me 1 në Emirates kundër skuadrës së Arsenalit në FA Kupë , Solsjaeri siguroi të tetën rresht.
Brenda kësaj kohe, 45-vjeçari ka siguruar 18 pikë dhe mbanë një rekord të 100 për qind.
Gjatë këtyre tetë ndeshjeve, “Djajtë e Kuq” kanë shënuar 22 gola dhe kanë pranuar vetëm pesë gola. Ata kanë mbajtur portën e pastër në tri ndeshje radhazi duke regjistruar kështu fillimin më të mirë në histori të klubit si trajner.
Pra, Solsjkaeri ka treguar se i plotëson të gjitha kriteret për të qenë një trajner i përhershëm në Old Trafford./arbresh.info/
Nis takimi i Osmanit me liderët e partive politike për datën...
Haradinaj arrin në Presidencë për takim me Osmanin
VV s’i shkon në takim Vjosa Osmanit
Udhëheqësit fetarë rrethojnë Trumpin dhe luten për të, pamje...
Izraeli sulmon bunkerin nëntokësor të liderit të Iranit
Nagavci: Do t’i drejtohemi Gjykatës Kushtetuese për shpërnda...