Në çerekfinale të Ligës së Kampionëve 2017, Cristiano Ronaldo ka shënuar pesë herë kundër Bayern Munichut brenda dy ndeshjeve. Në gjysmëfinale, ai ka shënuar një hat-trick kundër Atletico Madridit.
Pra, kur Real Madridi fitoi në finalen kundër Juventusit në Cardiff, nuk është befasi që gjithçka ishte orkestruar nga Ronaldo, transmeton portali arbresh.info. Ai realizoi dy herë duke vendosur fatin e një tjetër ndeshje.
Ronaldo është një njëri i ngjarjeve të mëdha. Në Kampionatin Botëror 2018 në Rusi, ai vazhdoi të shfaq mentalitetin e tij, duke çuar në krahasime të pashmangshme me Lionel Messin.
Nëse shikojmë për rekordet e dyshes në Ligë të Kampionëve, kjo na tregon se sa shumë ka ndikim portugezi në ndeshje të mëdha. Në fazat grupore, të dy kanë shënuar nga 60 gola, megjithëse ylli i Barcelonës i ka shënuar ato edhe pse në 15 ndeshje më pak.
Por, derisa vazhdojmë me krahasimet, Ronaldo mbizotëron. Në çerekfinale, ai ka shënuar 23 gola brenda 20 ndeshjeve, ndërsa Messi 10 brenda 20 ndeshjeve.
Më poshtë, në detaje keni një statistikë që vërtetojnë se Cristiano Ronaldo është më i mirë në ndeshje të mëdha se Lionel Messi./arbresh.info/
Lionel Messi
Cristiano Ronaldo
ASK publikon raportin ReKos 2024: Papunësia në Kosovë 13,9%,...
Festat e Bajramit rikthejnë jetën në fshatin pothuajse të br...
Mbrojtja e markave tregtare në Kosovë
Roma do të jetë një muaj pa mesfushorin kryesor
Tragjedia në Vjenë: Nesër varroset në Prizren njëri nga vikt...
Khamenei i ri sulmon Izraelin: Kreu sulmet në Turqi dhe Oman...